Shqetësimi i OBSH: Omicron po dyfishon infektimet brenda 3 ditësh

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 16:02 | Bota
Shqetësimi i OBSH: Omicron po dyfishon infektimet brenda 3 ditësh

Omicron po i dyfishon rastet e tij brenda 3 ditësh, në 89 shtetet që deri tani është verifikuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), varianti i ri i Covid-19 po përhapet shumë shpejt edhe në vende që kanë arritur një imunitet të lartë të popullsisë, por nuk është ende e qartë nëse kjo vjen për shkak të aftësisë së tij për të shmangur imunitetin apo transmetueshmërisë më të lartë që ka në krahasim me variantet e tjera.

https://a2news.com/2021/12/17/perhapja-e-omicron-veshtiresohet-levizja-ne-europe-pervec-vaksines-duhet-edhe-test/

“Ka nevojë për më shumë të dhëna për të kuptuar rëndësinë e situatës dhe nëse vaksinat aktuale janë efikase”, thotë OBSH në përditësimin e saj të fundit për Omicron.

OBSH ka paralajmëruar se me rritjen kaq të shpejtë të rasteve të reja, spitalet në disa shtete mund të mbingarkohen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/16/te-rrezikuar-nga-omicron-eshte-me-ngjites-se-delta-shmangni-grumbullimet-e-medha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos