
Policia e Durrësit njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë në qendër të qytetit, ku një grua tentoi të vetëdigjej me benzinë.
Efektivët e policisë e kanë parë 60-vjeçaren F.G., përpara Bashkisë me një shishe benzinë në dorë dhe ndërhyri menjëherë duke parandaluar kështu një ngjarje të rëndë.
60-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)