Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti amerikan

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 19:21 | Bota
Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti

Bashkëshortja e një inxhinieri të marinës amerikane u shpall fajtore nga një gjykatë në West Virginia pasi së bashku me burrin e saj, tentoi të shiste sekrete të nëndetëseve bërthamore tek një vend i huaj.

46-vjeçarja Diana Toebbe shërbeu si vëzhguese ndërsa bashkëshorti i saj fshehu një kartë të dhënash brenda një sanduiçi me gjalpë kikiriku në një zonë të veçuar.

Ish mësuesja mund të marrë një dënim deri në 3 vjet burg pas marrëveshjes së pranimit të fajësisë me prokurorët federalë. Ndërsa, bashkëshorti i saj Jonathan Toebbe i cili u shpall fajtor javën e kaluar, mund të dënohet deri në 17 vjet.

Çifti Toebbes u deklaruan fajtorë në gjykatën federale në Martinsburg në West Virxhinia për komplot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos