Tentuan të trafikojnë 613 kg drogë në mars, arrestohet i treti

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 10:29 | Kronikë
Tentuan të trafikojnë 613 kg drogë në mars, arrestohet i

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit për trafikim të lëndëve narkotike, duke e çuar në 3 numrin e të arrestuarve të operacionit “Godull”. Sipas Policisë i riu me iniciale B. Z., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të ndaluar gjatë këtij operacioni në mars 2020, në fshatin Godull të Kurbinit, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale " Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin.

Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor "Godull ", si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

- B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale " Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit "Godull", ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos