Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari aksidenton për vdekje dy persona

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 18:37 | Kronikë
Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari aksidenton për vdekje dy

Videoja e një aksidenti rrugor po qarkullon së fundmi në mediat greke, ku një 37-vjeçare dhe vajza e saj kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe në video shfaqet fillimisht makina e zezë që drejtohej nga 37-vjeçarja, e cila po merr një kthesë dhe para saj mbërrin me shpejtësi një furgon i bardhë që drejtohej nga një shqiptar 22-vjeçar.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, ai nuk arriti të frenonte në kohë dhe për pasojë shtetësja greke dhe vajza e saj 3-vjeçare mbetën të vdekura. Shqiptari ndodhet në gjendje kome në spital. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=jQkiymjbJTA&ab_channel=Cretalive

A2 CNN Livestream

Latest Videos