A2 ka siguruar pamjet pak para aksidentit të rëndë që u mori jetën 4 personave nga e njëjta familje, të cilët po udhëtonin në Rrugën e Kombit.
Nga aksidenti mes një mjeti Citroen dhe një kamioni pati 4 viktima, shtetas nga Kosova. Gjithashtu, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në video shihet makina e bardhë Citroen që hyn me shpejtësi në parakalim, disa metra përpara përplasjes me kamionin. (A2 Televizion)