
Forcat e rendit kanë arrestuar tre persona të akuzuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur më datë 9 shkurt në Kamëz.
Ngjarja, e ndodhur në rrugën “Silvio Berlusconi” të bashkisë, ka sjellë plagosjen në gjymtyrë të shtetasit GJ.M., pas tentativës për vrasje me eksploziv të telekomanduar.
Bazuar në provat ligjore të sigururara nga puna hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, element i njohur si i dënuar më parë për ‘Rrëmbim personi’ dhe ‘Vrasje me paramendim’, por edhe për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe për shtetasit E. J, 33 vjeç, dhe E. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtpërdrejtë autorët e saj. (A2 Televizion)