Plagosja e nënë e bir për parkimin, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 10:58 | Kronikë
Plagosja e nënë e bir për parkimin, shpallen në kërkim

Policia e Durrësit njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.12 të qytetit ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir, pas një sherri për vendin e parkimit.

Sipas policisë, konflikti ka nisur fillimisht me sende të forta midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J.

Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit.

Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve rezultoi se i arrestuarit E. J. pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe.

Kështu për ngjarjen janë shpallur në kërkim A.J. vëllai i autorit dhe O. N. 28 vjeç, pasi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. J., kanë konsumuar veprat penale  "Vrasja e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtja pa leje", si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç. vëllai i shtetasit F. Ç., për veprën penale " Dëmtime të tjera me dashje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos