Operacioni antidrogë “Mrekullia II”, 33 të arrestuar në Itali dhe 1 në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 13:31 | Kronikë
Operacioni antidrogë “Mrekullia II”, 33 të arrestuar

Policia shqiptare, në bashkëpunim me homologët italianë, finalizuan një operacion antidrogë për goditjen e një organizate që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe marijuhanë në zonën e Milanos.

Në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit mësohet se operacioni “MIRACOLO II”(mrekullia) u organizua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri dhe në fund të tij u arrestuan 33 persona në Itali dhe 1 në Shqipëri.

Nga Policia e Shtetit  u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në  Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Në Shqipëri, u arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni "MIRACOLO II" është në vijim të operacionit " MIRACOLO I", që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve " MIRACOLO I" dhe "MIRACOLO II"   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuhanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos