
Një nga ish-legjendat e klubit Juventus, Claudio Marchisio ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas aventurës me Zenitin në Rusi.
Vetë mesfushori italian 33-vjeçar bëri të ditur lajmin nëpërmjet një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
“I bëra një premtim fëmijës që ëndërronte të bëhej futbollist. Pashë ëndrrën time teksa bëhej realitet kohë pas kohë, duke zbritur në fushat e lojës. Kohët e fundit zemra më thotë se nuk jam më në gjendje ta mbaj këtë premtim. Për këtë preferoj të ndalem këtu pa asnjë pendesë dhe mirënjohës përjetë ëndrrës sime”, ishin fjalët emocionuese të Marchisio, që mbajti një jetë të tërë veshur fanelën bardhezi. (A2 Televizion)