
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mirror”, ish-trajneri i Arsenal, Wenger, ka bërë të ditur se është i vendosur të rikthehet në drejtimin e një skuadre.
Tekniku francez, tashmë në moshën 69-vjeçare, është i lirë pasi u largua nga Arsenali, ku qëndroi 22 sezone, në verën e vitit 2018.
“Pas largimit nga Arsenali kam marrë disa propozime interesante dhe e theksoi disa. Tashmë jam i vendosur të rikthehem, por nuk e di saktësisht. Pushimi më ka bërë mirë, por tashmë dua të tregoj atë që kam mësuar”, tha Wenger.
Këto deklarata të francezin vinë në një moment kur emri i tij është përmendur, të paktën nga mediat, si një zëvendësuat si Giampaolos në stolin e Milanit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se në stolin e cilës skuadër do të vendos të shkojë Wenger. (A2 Televizion)