Tërmet 6.3 rihter në Panama, nuk ka alarm për tsunami

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 07:29 | Bota
Tërmet 6.3 rihter në Panama, nuk ka alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter është regjistruar në Oqeanin Paqësor shumë pranë brigjeve të Panamasë.

Lëkundja sizmike ka qenë tepër e fortë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme apo të lënduar.

Sipas Institutit Gjeofizik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte rreth 80 km larg bregut në një thellësi 13 km.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin, ku shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë nga paniku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos