Bëhet publike aktakuza,Trump dyshohet të ketë paguar për të minuar fushatën e 2016-ës

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 22:02 | Bota

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga gjykata në Manhattan ku iu komunikuan 34 akuza. Për këto të fundit ai u deklarua i pafajshëm.

Seanca e sotme, sipas CNN, zgjati 57 minuta ndërsa seanca e radhës do të jetë më 4 dhjetor në Neë York.

Ndërkohë, mediat në vend janë duke publikuar detaje nga aktakuza e cila u bë publike vetëm pak çaste pas përfundimit të seancës.

Ndër të tjera, raportohet se Trump akuzohet të jetë përfshirë në “konspiracion të paligjshëm” për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës. Prokurorët ngrënë dyshime se ish-presidenti ishte pjesë e një plani për të “zhdukur nga qarkullimi”, informacion negative, duke përfshirë këtu edhe bërjen e një pagese të paligjshme prej 130,000 dollarësh, për të penguar daljen e informacionit që mund të dëmtonte fushatën e tij presidenciale.

Po ashtu, në aktakuzë pretendohet se arsyeja që ai falsifikoi të dhënat rreth biznesit ishte pjesërisht për të "promovuar kandidaturën e tij".

Kjo është hera e parë që Trump dhe avokatët e tij mund të shqyrtojnë plotësisht shkallën e akuzave kundër tij dhe çfarë duhet të provojnë prokurorët në gjyq.

Akuzat penale rrjedhin nga hetimi i Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg. Trump i mohon të gjitha akuzat ndërsa avokatët e tij janë zotuar që do të luftojnë për të hedhur poshtë akuzat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos