Dy anije mallrash u përplasën mëngjesin e së hënës në detin Baltik mes ishullit danez të Bornholm dhe qytetit jugor suedez të Ystad, duke detyruar autoritetet për të nisur menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi.
Sipas rojës bregdetare suedeze, anija me flamur danez “Karin Hoej” u përmbys pas përplasjes dhe dy nga anëtarët e ekuipazhit të saj dyshohet se janë bllokuar. Ndërsa anija tjetër “Scot Carrier” është tërësisht funksionale dhe nuk ka të lënduar.
Menaxheri i kompanisë që ka në pronësi anijen e mbytur konfirmon aksidentin, por nuk jep më shumë detaje.
Dyshohet se shkak për përplasjen e dy anijeve në Baltik është bërë mjegulla e dendur, por një hetim ka nisur. (A2 Televizion)