Tërmet i fuqishëm në Filipine, ngrihet alarmi për cunami

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 16:52 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Filipine, ngrihet alarmi për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.6 ka goditur Vigën në Filipine ditën e sotme. Pas lëkundjeve, agjencia lokale sizmologjike lëshoi ​​një paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit është në një distancë prej rreth 120 kilometrash në lindje të qytetit të Vigës, që ndodhet në provincën e Catanduanes. Dridhjet e tokës nisën nga një thellësi fokale prej 45 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë pranë vijës bregdetare të provincave më të goditura të lëvizin në brendësi të vendit.

Po ashtu, u paralajmëruara për dallgë të detit që mund të shkojnë deri në mbi 1 metër, veçanërisht në gjire dhe ngushtica të mbyllura.

Qytetarët duhet të jenë vigjilentë për çdo dallgë të pazakontë. Ne i këshillojmë ata të qëndrojnë larg brigjeve”, tha një zyrtar i agjencisë shtetërore sizmologjike.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos