Një tërmet me magnitudë 5.8 u regjistrua në brigjet jugqendrore të Perusë në orën 09:54 pasdite me orën lokale, ose 04:54 e mëngjesit të sotëm në vendin tonë në brigjet jugqendrore të Perusë, jo shumë larg kryeqytetit Lima.
Sipas të dhënave nga shërbimi i mbikëqyrjes gjeologjike të SHBA-së, tërmeti ishte në një thellësi rreth 50 km dhe me epiqendër 10 km larg qytetit të Malas.
Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje nga banorët deri në Lima, por aktualisht nuk ka raporte të dëmtimit të njerëzve ose pasurisë dhe nuk është lëshuar paralajmërim për tsunami. (A2 Televizion)
