Tërmet me magnitudë 6.3 në Filipine

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 07:17 | Bota
Tërmet me magnitudë 6.3 në Filipine

Një tërmet me magnitudë 6.3 rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në brigjet lindore të ishullit Mindanao të Filipineve.

Tërmeti kishte si epiqendër rajonin Manay në Filipine dhe një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet e tij ishin tepër të forta dhe shkaktuan panik te banorët. Për momentin, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos