All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Tërmet me magnitudë 6.4 ballë në Filipine, ndërpritet mesha e Krishtlindjeve

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 08:48 | Bota
Tërmet me magnitudë 6.4 ballë në Filipine, ndërpritet
All - Paragraf - 1

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë u regjistrua në 07:43 me orën lokale në det pranë ishullit Luzon të Filipineve.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), dhe Shërbimit Gjeologjik Amerikan Usgs, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 150 km dhe me epiqendër 2 km larg qytetit Calatagan.

All - Paragraf - 3

Për momentin, nuk ka të dhëna për dëme në njerëz ose objekte. Dëshmitarët raportuan se ndërtesat u lëkundën në kryeqytetin Manila dhe shumë mesha të Krishtlindjeve u ndërprenë.

"Shërbimi fetar u ndalua, por njerëzit nuk i kapi paniku", tha Carlo Caceres, shefi i policisë Calatagan. "Ka shpesh në zonë dhe njerëzit janë mësuar pak a shumë me të", shtoi ai.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “rrip zjarri” të Paqësorit, ku pllakat tektonike që përplasen shkaktojnë tërmete të shpeshta dhe aktivitet të konsiderueshëm vullkanik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos