
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca dëgjimore për shefin e sektorit të ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu ndërsa më 8 nëntor do kalojë në vetting zv.drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Adriatik Ago. (A2 Televizion)