32 mijë dosje në pritje në Gjykatën e Lartë, KLGJ diskuton masat paraprake

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 12:06 | Aktualitet
32 mijë dosje në pritje në Gjykatën e Lartë, KLGJ

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ngre alarmin për dosjet stok në Gjykatën e Lartë. Sipas  një raporti të relatuar në mbledhjen e së hënës mbi situatën në gjyqësor në periudhën prill-qershor 2019 rezulton se totali i dosjeve në pritje në Gjykatën e Lartë është 32106.

KLGJ duhet të marrë masa paraprake se si do të zgjidhet çështja e dosjeve stok pas formimit të Gjykatës së Lartë.

Zvarritje dhe dosje stok janë konstatuar edhe në gjykata të tjera. Në Gjykatën e Tiranës janë mbi 500 dosje me zvarritje tej afatit të arsyeshëm. Mbi 7000 dosje të tjera janë në Apeli Administrativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos