Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 10:30 | Bota
Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Argjentinë.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjeoshkenca (GFZ), tërmeti i magnitudës 6.1 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur në qytetin Santiago del Estero të Argjentinës.

GFZ tha se tërmeti ishte në një thellësi prej 620 km, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të plagosur.

Në qytet është shkaktuar panik si pasojë e lëkundjeve të forta, ndërsa banorët kanë dalë të gjithë jashtë banesave të tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/28/termet-i-forte-ne-itali-demtohet-katedralja-e-sienes/
https://a2news.com/2023/06/15/termeti-i-fuqishem-shkund-filipinet-lekundjet-zgjasin-rreth-nje-minute/
https://a2news.com/2023/07/01/termeti-i-forte-godet-indonezine-viktima-dhe-deme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos