Tërmeti lëkund fqinjët, nuk raportohen dëme

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 11:57 | Bota
Tërmeti lëkund fqinjët, nuk raportohen dëme

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5 Rihter është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët braktisën me shpejtësi shtëpitë e tyre.

Tërmeti u regjistrua shumë pranë ishullit të Kefalonisë, në një thellësi 10 km nga sipërfaqja.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme nga kjo lëkundje sizmike, e cila u pasua nga disa më të lehta në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos