Tërmeti "më i fortë i 20-30 viteve të fundit" godet Shqipërinë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 16:09 | Aktualitet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 është ndjerë këtë të shtunë në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit. Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, pak kilometra nga Durrësi.

Goditja e parë është pasuar nga një tjetër me magnitudë 5,2 që u regjistrua në orën 16:15.

https://a2news.com/2019/09/21/sizmiologu-ormeni-termeti-me-i-forte-ne-40-vite-60-lekundje-te-lehta-pas-te-pares/

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ka qenë intensitet 7,5 ballë, në veri të Kepit të Rodonit dhe konsiderohet si më i forti në 20-30 vitet e fundit.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz, apo dëme të mëdha materiale. Por njerëzit kanë lënë në masë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

https://a2news.com/2019/09/21/termeti-ministria-e-brendshme-nuk-ka-te-lenduar-dhe-as-deme/

https://a2news.com/2019/09/21/meta-paralajmeroi-per-termetet-reagon-presidenca/

Tërmeti, Rama anulon vizitën në Shtetet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin për në New York  si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, veçanërisht Durrësin dhe Tiranën.  KM Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.

https://a2news.com/2019/09/21/zevendesministrja-e-brendshme-nuk-ka-viktima-policia-ne-gatishmeri/

Kryeministri Edi Rama ka folur në telefon edhe me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rendë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos