
Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter u regjistrua në orën 01:14 me orën lokale në Greqi, pranë ishujve të Dodekanezit, në kufi me Turqinë.
Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Medhetare Sizmologjike, tërmeti ishte në një thellësi prej 14 km dhe me epiqendër jo shumë larg ishujve të Nisiro dhe Kos.
Deri në këto momente nuk është raportuar asnjë dëmtim i njerëzve ose pasurisë, as nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për tsunami. (A2 Televizion)