Tërmeti, Meta: Në krah të Turqisë në këtë moment të vështirë. Basha: Lutje dhe solidaritet

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 09:09 | Aktualitet
Tërmeti, Meta: Në krah të Turqisë në këtë

Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për popullin turk pas tërmetit të fuqishëm të mbrëmjes së të premtes, i cili i ka marrë jetën dhjetëra personave në lindje të Turqisë.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike!”, mbyllet mesazhi ngushëllues i Metës.

Po ashtu, edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet me anë të një postimi në Tëitter. “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”, shkruan kreu i opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos