Tërmeti në Turqi, dhjetëra pasgoditje, pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 08:30 | Bota
Tërmeti në Turqi, dhjetëra pasgoditje, pritet të

Dhjetëra pasgoditje me mangnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë juglindore në orët e para të mëngjesit të së hënës që ka shkaktuar deri më tani 237 viktima.

Pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta mund të vazhdojnë edhe në orët apo ditët në vijim për shkak se shkalla e goditjes së tërmetit ka qenë shumë e fortë.

Deri më tani, si pasojë e këtij tërmeti janë regjistruar 237 viktima ndërkohë që 639 persona të tjerë janë plagosur. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri dyshohet të jetë akoma më i lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termet-shkaterrimtar-ne-turqi-qindra-viktima-dhe-deme-te-jashtezakonshme/
https://a2news.com/2023/02/06/pamje-rreqethese-nga-turqia-fotot-e-para-pas-termetit/
https://a2news.com/2023/02/06/termeti-shkaterrimtar-ne-turqi-shperthen-tubacioni-i-gazit-natyror/

A2 CNN Livestream

Latest Videos