Trazirat në Iran, lideri suprem Ali Khamenei vendos të falë protestuesit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 16:48 | Bota
Trazirat në Iran, lideri suprem Ali Khamenei vendos të falë

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka vendosur të falë qindra protestues, të burgosur e të dënuar gjatë protestave anti-qeveritare.

Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve IRNA këtë të dielë, pas protestave që edhe këtë fundjavë zbritën në shesh mijëra demonstrues kundër qeverisë.

Por falja nga ana e liderit Khamenei, erdhi me disa kushte, të cilat nga media shtetërore nuk u publikuan. Por Khamenei kërkon falënderime për lirimin e faljen e qindra protestuesve.

Por mediat vendase, nisur edhe nga fjalimi i Khameneit, saktësojnë se protestuesit të arrestuar e akuzuar për korrupsion, nga të cilët 4 janë ekzekutuar tashmë me vdekje, nuk do të falen por do të vuajnë burgim të përjetshëm.

Po ashtu, falje nuk do të ketë as për të burgosurit e arrestuar nën akuzat e spiunazhit për agjencitë e huaja apo ato të lidhur me grupe armiqësore ndaj Republikës Islamike.

Vetëm gjatë protestave të janarit në vend, janë arrestuar thuajse 20 mijë protestues, për të cilët autoritetet i akuzojnë për bashkëpunim me armiqtë a huaj. Nga të burgosurit, 500 kanë humbur jetën, përfshirë këtu edhe 70 të mitur.  

. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/02/400-te-vrare-per-nje-hixhab-irani-ne-rruge-kunder-policise-morale/
https://a2news.com/2022/12/11/amnesty-international-dokumenton-vrasjen-e-44-femijeve-gjate-protestave-ne-iran/

A2 CNN Livestream

Latest Videos