Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit natyror

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 08:21 | Bota
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit

Nga tërmeti shkatërrues në Turqi, ka shpërthyer zjarri në tubacionin e gazit natyror në fshatin Topbogazi të rrethit Kirikhan të Hatay.

Kreu i fshatit Topbogazı vuri në dukje se një shpërthim zjarri pas tërmetit u pa në dy pika të ndryshme, 200 metra pranë fshatit dhe 3 kilometra larg.

Në deklaratën e bërë, thuhet se “Si pasojë e dëmtimit në linjën e transmetimit të gazit natyror Kahramanmaras - Gaziantep, gazi natyror rrodhi në provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaras ndërsa rrjedhjet ndaluan në rrethet Pazarcik, Narli, Besni, Golbasi, Nurdagi, Islahiye, Reyhanli, Kirikhan dhe Hassa”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termet-shkaterrimtar-ne-turqi-qindra-viktima-dhe-deme-te-jashtezakonshme/
https://a2news.com/2023/02/06/pamje-rreqethese-nga-turqia-fotot-e-para-pas-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos