Tërmeti në Turqi, e moshuara nxirret pas 17 orësh nga gërmadhat

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 15:49 | Aktualitet
Tërmeti në Turqi, e moshuara nxirret pas 17 orësh nga

Një grua e moshuar është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e një godine të rrëzuar nga tërmeti i të premtes në Turqi, pasi kishte qëndruar e bllokuar për 17 orë. Video e publikuar nga Reuters tregon se si grupet e shpëtimit e nxjerrin atë nga rrënojat, për ta çuar më pas në spital. Mosha e saktë e gruas nuk është bërë e ditur. Në pamjet filmike ajo duket e trembur, por e lumtur pas është shpëtuar.

https://www.instagram.com/p/B7vyPtXo5r7/

Numri i viktimave deri në pasditen e të shtunës është konfirmuar se është 22 persona, ndërsa skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të tjerë. Sipas Reuters, tërmeti i të premtes, me magnitudë 6,8 të shkallës rihter u pasua nga 401 pasgoditje, 14 prej të cilave me magnitudë mbi 4. Epiqendra ishte në provincën Elazig, rreth 550 km në lindje të Ankarasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos