
Emergjencat Civile në qarkun e Korçës kanë bërë një përmbledhje të situatës, ku prej dy ditësh në këtë zonë kanë rënë dendura bore.
Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se aktualisht në qarkun e Korçës reshjet e borës janë ndërprerë, por problematike janë temperaturat e ulëta deri në -15° Celsius, të cilat kanë shkaktuar dhe probleme të vogla në disa akse rrugore.
Sipas EC, përgjatë rrugëve nacionale situata paraqitet e mirë dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura. Qarkullimi i mjeteve bëhet normal, me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë ku kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri ne km 13, rekomandohet me zinxhirë.
Nga informacionet e raportuara, me energjinë elektrike nuk ka probleme. (A2 Televizion)