Testoi për drogë hirin e vajzës së vogël, paditet polici

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 09:36 | Bota
Testoi për drogë hirin e vajzës së vogël, paditet

Një burrë nga Ilinoisi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur padi ndaj policisë, pasi një oficer mori hirin e vajzës së vogël dhe e testoi për drogë, duke dalë në përfundimin se hiri ishte pozitiv për metamfetaminë.

Kamera trupore e policit tregon të prangosurin Dartavius Barnes që i drejtohet i mërzitur efektivit, kur ai merr urnën me hirin e vajzës që i kishte vdekur në vitin 2019, në moshën 2-vjeçare. E vogla vdiq nga pakujdesia dhe uria, ndërsa nëna e saj është dënuar me 20 vite burg.

Në gjykatë, policia është mbrojtur duke thënë se “efektivi ka vepruar në përputhje me ligjin”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=VTI_sbYXnA0&t=657s

A2 CNN Livestream

Latest Videos