Teuta në basketboll triumfon përballë Tiranës në Superkupë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 12:47 | Sporte të tjera
Teuta në basketboll triumfon përballë Tiranës në

Një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në sekondën e fundit. Teuta ia ka dalë të fitojë Superkupën e Shqipërisë në basketbollin për Meshkuj pasi mposhtën Tiranën me rezultatin final 113-108 në “Farie Hoti”.

Një lojë e bukur me dy skuadrat që dhanë gjithçka në parket, ndërsa vetëm koha shtesë përcaktoi ekipin fitues.

Te kampionët në fuqi spikati Satter White, i cili ishte protagonist i plot 38 pikëve ndjekur nga amerikani Clark me 35 pikë dhe 5 asist.

Kryeqytetasit e Tiranës besuan deri në fund tek suksesi, por në minutën e fundit durrsakët kthyen gjithçka në favor të tyre. Pas ndeshjes tekniku i Tiranës, Erkand Karaj, akuzoi arbitrimin si faktorin kryesor të humbjes, ndërsa Melzin Lazimi përgëzoi skuadrën e tij.

Edhe kapiteni Kristi Gorea, u shpreh se Teuta është e ndërtuar për të fituar dhe në fund synimi i vetëm është mbrojtja e titullit.

Pas Superkupës së Shqipërisë, skuadrat shqiptare marrin pushimet për t’u rikthyer në paket në muajin janar në ndeshjet e vlefshme për kampionatin shqiptar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos