
Që prej asaj humbje 3-0 ndaj Partizanit më 3 tetor të vitit 2018, Teuta nuk ishte mposhtur asnjëherë duke koleksionuar vetëm fitore e barazime.
Por durrsakët janë dorëzuar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj duket e ringjallur tashmë dhe ka arritur të marrë tre pikët mjaft të rëndësishme duke e mposhtur minimalisht 1-0 Teutën.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Rapo në fillimin e pjesës së parë.
Kjo humbje është edhe një dhuratë për Partizanin e vendit të parë, i cili ka një mundësi të artë të zgjerojë edhe më shumë se 7 pikë diferencën nga durrsakët. (A2 Televizion)