Teuta ka njoftuar se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Edi Martini.
“KF Teuta me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit. Tekniku 44-vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratën profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, lexohet në njoftimin e klubit durrsak. (A2 Televizion)
