All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Thaçi, pas Berlinit: Dialogu me Serbinë, i pakushtëzuar

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 14:52 | Kosova
Thaçi, pas Berlinit: Dialogu me Serbinë, i pakushtëzuar
All - Paragraf - 1

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse procesi do të jetë i pakushtëzuar. Qëndrimin e tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e përsëriti në një konferencë për shtyp pas kthimit nga samiti i Berlinit.

Sipas tij, taksa prej 100 përqind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi. Kjo masë është përmendur vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçic si shkak për bllokim të procesit të dialogut, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në Bruksel.

All - Paragraf - 3

Por ky qëndrim zyrtar i Thaçit, bie në kundërshti me pretendimet e Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se në bisedimet e Berlinit presidenti i Kosovës dhe kryeministri shqiptar Edi Rama i kishin bërë më shumë presion se ndërkombëtarët për heqjen e taksës.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Zibert, konfirmoi të martën se më 1 korrik do të zhvillohet takimi i dytë në Paris, me pjesëmarrjen e Gjermanisë, Francës, Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa pohoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte në fokus të takimit, Zibert nuk dha detaje se si do ta arrinin këtë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos