
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ish- Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë. Në një postim në Facebook me foton dhe deklaratën e Thaçit, kreu i qeverisë shqiptare e cilëson një çorbë gjykimin si kriminelë lufte të 4 ish-liderëve të UÇK-së në Hagë.
“Sigurisht që po!"
Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh!
MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA”, shkruan Rama. (A2 Televizion)