“Kosova ka rënë në grackë”, si e shohin Andoni dhe Dugolli gjyqin ndaj 4 ish - liderëve të UÇK në  Hagë

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 21:15 | Kosova
“Kosova ka rënë në grackë”, si e shohin Andoni

Prokuroria e Hagës ka gabim dhe në shumë aspekte nuk arriti të zbërthejë profesionalisht atë që synon të arrijë. Kështu u shpreh ish-drejtuesi i Lëvizjes Studentore në Kosovë, Bujar Dugolli, për gjyqin që ka nisur sot në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në studion e “Debatit” në A2 CNN ai tha se zyra e Prokurorit u mor me përgjegjësinë komanduese të UÇK dhe jo përgjegjësinë individuale.

“Prokuroria Tërë kohën u mor me përgjegjësinë komanduese të UÇK dhe jo përgjegjësinë individuale. UÇK ka bërë luftë Çlirimtare kundër aparatit shtetëror policor ushtarak serb në Kosovë dhe kundër armikut. Ajo që ishte një presion ndërkombëtar për raportin e Dick Martit u shndërruar në proces tjetër, i cili njollos luftën e UÇK dhe jo vetëm personat në fjalë se akuza është ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Sipas Dugollit gjykatat nuk do të arrijë asgjë veç presionit dhe torturave që u bëhet kontribuuesve të luftës çlirimtare në Kosovë, pasi nuk ka prova që UÇK ka kryer krime

“Doktrina e UÇK ka qenë kundër okupatorit serb, por unë besoj se nuk do të arrijnë asgjë përveç një torturë që do t’ju bëhet këtyre njerëzve dhe kontribuesve të luftës dhe do të tentohet që përmes akuzave. Në Kosovë ka solidaritet maksimal. Aparati shtetëror ka vrarë natën dhe ka qarë ditën, Serbia ka fabrikuar prova. Ata dinë të bëjnë vrasje natën dhe ditën të akuzojnë shqiptarët. Nuk ka prova që UÇK ka kryer krime dhe ne jemi krenarë për Luftën Çlirimtare dhe në këto momente duhet të tregohet qëndrim dinjitoz dhe të mos cenohet asgjë nga ajo që kanë proklamuar këta udhëheqës”.

Për analistin Ben Andoni, procesi do të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa Kosova ka rënë në grackë të madhe, ku duhet një luftë juridike e sofistikuar.

“Sot ishte fillimi i një procesi që do të zgjasë gjatë. Ajo që më trishton është fakti i përgjegjësisë personale me atë të përgjithshme. Ka një paradoks të madh në atë që është parashtruar sot. Paraqitet struktura e UÇK dhe faktori ndërkombëtar flasin për gjëra personale. Proces i ndërlikuar. Ata të akuzuarit kanë bërë gabime taktike, qoftë të dëshmive kur kanë dhënë se nuk kanë qenë të orientuar. Thaçi e Veseli e Jakupi më shumë kanë këmbëngulur  se mos Thaçi ka këmbëngulur jo në një strukturë të tillë siç do ta nxjerrë Haga. Jakupi vazhdimisht ka folur për këtë strukturë. Ky është handikapi i madh. Është një grackë e madhe ku duhet një luftë juridike mbrojtëse e sofistikuar dhe nuk është kaq e thjeshtë”.

Akuza ngriti edhe ndaj politikës së Kosovës, që sipas Andonit duhet të tejkalonte inatet personale dhe të mbante qëndrim.

“Ata njerëz aty presin mbështetje dhe vija të kuqe. Politika e Kosovës në shumë momente ka çeduar. Ata njerëz më janë dukur të veçuar në Hagë. Përveç PDK të tjerët kanë mbajtur qëndrim të veçuar që nga presidentja e vendit kur kalohen inatet personale dhe mbahen qëndrime. Zonja Osmani nuk e ka kaluar këtë. Njerëzit në Kosovë duhet ta parashikonin që kjo gjykatë të ishte e vendosur në Kosovë dhe do ta ndihmonte kauzën e tyre. Kosova ka rënë në grackë të madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos