Në Kosovë po mban moti i ftohtë dhe me reshje bore. Dëbora ka mbuluar edhe rrugët e kryeqytetit dhe sheshet janë zbardhur krejtësisht.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rënie në të dyja vlerat ekstreme, ku minimalja do të arrijë në -2 gradë celsius.
Do të ketë erëra mesatare deri të forta, kryesisht nga drejtimi i verilindjes, raporton Kosovapress. (A2 Televizion)


