Kryenegociatorët në Bruksel, Bislimi dhe Petkoviç do të flasin për nisjen e zbatimit të planit të BE

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 12:39 | Kosova
Kryenegociatorët në Bruksel, Bislimi dhe Petkoviç do të

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë rikthehen sot në Bruksel ku do të flasin për hapat e parë lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, i cili gjatë një konference tha se shpreson që Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç të përmbahen nga veprimet që pengojnë implementimin e ujdisë pa firmë.

Stano bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin vlerësimet apo veprimet që mund të ndikojnë në dialog. Një tjetër kërkesë e tij për kryenegociatorët ishte që ngjarjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës të mos ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviç.

Lidhur me takimin në Bruksel, ka folur dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke nënvizuar se nuk beson që Kosova planifikon realisht të bëjë diçka lidhur me zbatimin e propozimit europian për normalizimin e raporteve, fillimisht të pranuar më 27 shkurt, e më pas vulosur në Ohër më 18 mars ku u pranua dhe aneksi i zbatimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos