Thatësira zbulon anijen e mbytur në lumë më shumë se 100 vjet më parë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 12:21 | Bota

Një anije e fundosur në fund të shekullit të 19-të apo në fillim të shekullit të 20-të, ka dalë në sipërfaqe si pasojë e uljes së ndjeshme të prurjeve të lumit Misisipi.

Në fillim të muajit tetor, nivelet e ujit arritën në nivele rekord, ndërsa anija u zbulua në Baton Rouge, Luiziana.

Pjesa të vogla të anijes kishin dalë edhe gjatë thatësirës në vitet 1990, por tashmë ajo është ekspozuar plotësisht.

“Në atë kohë, vetëm disa pjesë të vogla të anijes kishin dalë mbi ujë”, tha Chip McGimsey, arkeolog në Luiziana.

Ai u shpreh më tej se anija mund të jetë “Brookhill Ferry”, e cila përdorej për transport të njerëzve, por edhe kuaj. Ajo mendohet të jetë fundosur si pasojë e një stuhie në vitin 1915. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos