Zvicra heq dorë nga neutraliteti? Forcat ajrore ofrojnë spektakël gjatë stërvitjes

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 09:52 | Bota

Forcat Ajrore zvicerane dhuruan një spektakël të vërtetë gjatë manovrave ushtarake të përvitshme në Alpe, në një kohë kur tensionet ushtarake në Europë kanë arritur kulmin.

Vendi neutral ka një forcë ajrore prej 20 mijë ushtarësh që shfaqi të gjitha aftësitë e saj në malin Axalphorn.

Aeroplanë Tiger F5, F-35, helikopterë Cougar morën pjesë në këtë stërvitje që u ndoq nga qindra persona kureshtarë.

Zvicra zakonisht ka mbajtur një pozicion neutral gjatë konflikteve më të mëdha në Europë si në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë, por më herët gjatë verës shkaktoi zemërim tek autoritetet ruse.

Në gusht, Kremlini deklaroi se Zvicra nuk është një vend neutral dhe nuk mund të hyjë si ndërmjetëse në bisedime me Ukrainë, për shkak se ajo mbështeti të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos