Një zjarr i madh ka rënë në fabrikën e peshkut, në qytetin e Lezhës.
Sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Si pasojë e tymit, është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore. (A2 Televizion)