Arrestohen 2 persona në Mirditë, sekuestrohet një pistoletë, municione dhe lëndë narkotike

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 09:37 | Kronikë
Arrestohen 2 persona në Mirditë, sekuestrohet një pistoletë,

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, të akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Lezhës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në në vendin e quajtur "Ura e Fanit", Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: B. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë dhe punohet për kapjen e tij”, tha Policia.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip "Audi" me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike, e dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj. dhe A. L., si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" për shtetasit B. Gj. dhe A. L. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos