1535 – Henry VIII deklaron veten si kreun e Kishës së Anglisë. 1759 – Muzeu Britanik hapet në shtëpinë Montague, në Londër. Koleksioni i tij i përhershëm, që numëron rreth 8 milionë vepra, është ndër më të mëdhenjtë e më i ploti që ekziston. Aty përfaqësohet me ilustrime, artefakte dhe dokumente, historia dhe kultura njerëzore nga fillimet e saj, deri në të tashmen. 1889 – Kompania Coca – Cola, e njohur si Kompania Mjekësore Pemberton, hap zyrat e saj në Atlanta, Xhorxhia. 1914 – Ismail Qemali jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë së përkohshme, që e kishte mbajtur qe prej dimrit te vitit 1912. 1943 – Përfundojnë punimet e ndërtesës më e madhe zyrtare në botë, Pentagoni. Punimet kishin filluar më 11 Shtator 1941. Rreth 100 mijë kilometra kabllo telefonike shtrihen në mbarë ndërtesën 5-këndshe, për të mundësuar kryerjen e 200 mijë telefonatave në ditë. Zyra postare e Pentagonit kalon nëpër duar 1 milion e 200 mijë letra e pako postare në muaj. Në kulmin e aktivitetit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Pentagon punonin 33 mijë njerëz. 1944 – Komisioni Këshillues Evropian vendos që pas luftës, Gjermania të ndahet. 1962 – Zbulohet Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. 1992 - Kroacia dhe Sllovenia u njohën ndërkombëtarisht. 1993 – Kreu i Mafias, Salvatore “Toto” Riina, arrestohet në Palermo. 1999 – 45 shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës, vriten nga forcat serbe të sigurimit. Kjo njihet si Masakra Reçakut.
Kalendari historik, 15 janar 2020. (A2 Televizion)