Thirrja e Kuvendit, njoftimi nga vetë Berisha, agjenda që rrëzon Bashën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 12:36 | Politikë
Thirrja e Kuvendit, njoftimi nga vetë Berisha, agjenda që rrëzon

1500 firma që duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar të demokratëve tashmë foltorja e Sali Berishës i ka mbledhur.

Për të treguar mbështetjen në radhët e demokratëve, ish-kryetari i PD synon që kërkesën e tij ta nënshkruajnë më shume se 50% delegatë. Por kush do të jetë rruga që Berisha do të ndjekë për të njoftuar anëtarët e Kuvendit të PD?

Indrit Hoxha mbështetës i foltores së Sali Berishës tregon hapat që do të çojnë në këtë moment. Por pas kësaj faze statuti përcakton ngritjen e një komisioni që drejton punimet e këtij Kuvendi.

Emrat e anëtarëve duhet të propozohen nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Për të vijuar në rrugëtimin e tyre, mbështetësit e foltores kanë përpiluar dhe axhendeën e punimeve në Kuvend.

Fundi i 2021 sipas kësaj nisme, e gjen PD me kryetar të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos