Thirrjet e Hagës, Rama: Sfidë kombëtare, në anën e duhur të historisë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 13:40 | Politikë
Thirrjet e Hagës, Rama: Sfidë kombëtare, në anën e

Pas thirrjeve nga Gjykata Speciale e Hagës për protagonistët e UÇK, ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama thekson se kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

https://a2news.com/2019/07/20/shba-pergezon-haradinajn-per-doreheqjen/

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, mbyllet postimi i Ramës.

https://twitter.com/ediramaal/status/1152542573833138176

Ndërkohë, pas Kryeministrit Haradinaj, edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka marrë një thirrje për t’u paraqitur nga Gjykata Speciale e Hagës. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në Facebook.

https://a2news.com/2019/07/20/gjykata-speciale-thirret-edhe-ish-kreu-i-kuvendit-te-kosoves/

Jakup Krasniqi shkruan se përkundër qëndrimit kritik që ka pasur, për krijimin me presion të kësaj gjykate, ai do të prezantohet në hetuesinë e saj në datën e caktuar, më 24 korrik, për të dhënë kontributin e tij për ndriçimin e së vërtetës historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos