Thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e Navalny, Kremlini: Është çështje e brendshme e Rusisë

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 12:29 | Bota
Thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e Navalny, Kremlini:

Moska nuk do të marrë në konsideratë kërkesat nga vende të ndryshme të huaja për lirimin e Alexey Navalny, pasi ajo është "një çështje e brendshme e Rusisë". Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga TASS.

 Një burim pranë administratës së qytetit të Moskës, gjithashtu, tha se kërkesat e mbështetësve të kundërshtarit, të arrestuar të dielën gjatë kthimit të tij në Rusi, për zhvillimin e protestave publike, do të refuzohen për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.

"Ngjarjet publike në Moskë janë të kufizuara për periudhën e pandemisë në përputhje me urdhrin e kryetarit të bashkisë të 10 nëntorit 2020. Ndalimi mund të hiqet me një urdhër të veçantë", tha burimi në përgjigje të pyetjes së Interfax, nëse mund të miratohet organizimi i tubimeve të paraqitura nga mbështetësit e Navalny.

Partia Libertarian (e paregjistruar) më parë tha se kishte paraqitur një kërkesë në administratën e qytetit për të organizuar një tubim në mbështetje të Navalny, më 31 janar. Përkrahësit e Navalny gjithashtu planifikojnë të organizojnë ngjarje të tjera në mbështetje të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos