Tunizi, protesta në të gjithë vendin, qindra të arrestuar

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 12:18 | Bota

Prej disa ditësh nata e qyteteve në Tunizi ndizet nga zjarri i dyqaneve të djegura, në një nga protestat më të forta të dekadës së fundit.

Periferitë e kryeqytetit Tuniz, por edhe lokalitete të ndryshme si Biserta, Monastir, Kram dhe Beja janë epiqendra e një proteste që përfshin më së shumti adoleshentë dhe të rinj, 600 prej të cilëve janë arrestuar nga autoritetet policore, që janë përplasur edhe fizikisht me protestuesit.

Muaji janar është tradicionalisht periudhë protestash në vendin afrikano-verior, sepse kujton 10-vjetorin e rënies së regjimit të Ben-Ali, por këtë vit janë theksuar nga ajo që cilësohet si një paaftësi të qeverisë për të përballuar situatën pandemike, por edhe rritja e çmimeve, papunësia dhe mungesa e infrastrukturës publike.

Qeveria tuniziane mbetet në një krizë politike të madhe që nga viti 2019, dhe javët e kaluara ka përjetuar ndryshime dhe pret votën e besimit në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos