Thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh buqetën me lule nga varri i një djali, në pranga 39-vjeçarja

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 16:39 | Bota

Një familje është tronditur kur ka zbuluar se nga varri i familjarit të tyre ishin grabitur lulet, e për më tepër hajdutja ishte një 39-vjeçare e quajtur Leanne Slater.

Gjykata e Magjistraturës Teesside dëgjoi se ajo kishte ndërmend të shiste lulet. Nëna e pikëlluar Donna Dixon, 45-vjeç, kishte vizituar varrezat për të nderuar djalin e saj Keiran, i cili vdiq papritur në vitin 2012 në moshën 14-vjeçare.

Ajo me të familjarët e saj, vendosën lule të freskëta për të shënuar dhjetë vjet nga vdekja e tij. Por shoqja e fëmijërisë së Keiran, Jessica Hart, i tha gjykatës se ajo mori një mesazh në Facebook jo shumë kohë më vonë, që përmbante një foto të Slater-it që mbante dy nga buqetat që i kishin lënë.

Sipas mediave britanike, Slater debatoi me gjykatësin dhe qau, ndërsa gjykata dëgjoi se ajo ishte gjithashtu në shkelje të një dënimi me kusht nga një vepër e mëparshme.

Prokurori Uzma Khan tha se Slater ishte përpjekur gjithashtu të vidhte çantën e një gruaje të moshuar, ndërsa ishte duke bërë pazar në Hartlepool më 10 prill. Slater u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg për vjedhjen e luleve, tentativën për grabitje dhe shkeljen e urdhrit të dënimit me kusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos