Tigrat arratisen nga kopshtin zoologjik, izolohet një qytet i tërë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 18:42 | Bota
Tigrat arratisen nga kopshtin zoologjik, izolohet një qytet i

Një roje në kopshtin zoologjik në ishullin Borneo, është vrarë pasi dy tigra të rrallë Sumatran u arratisën. 47-vjeçari u gjet i vdekur afër derës kryesore me plagë kafshimesh në trup.

Tigrat 18 muajsh arritën të largoheshin pasi rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në zonë, dëmtoi kafazet e tyre.

Arratisja e kafshëve të egra shkaktoi shumë trazira në qytetin Singkaëang pasi atraksionet turistike u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndronin në shtëpi.

Tigrat Sumatran janë specie në zhdukje dhe ruhen me fanatizëm pasi besohet se kanë mbetur vetëm më pak se 400 prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos